“Mjegulla” është një platformë e dizajnuar për të krijuar dyqan dropshipping online, duke e bërë të lehtë për individë ose biznese të fillojnë operacionet e tyre të shitjes në internet në nivel global, pa nevojë për njohuri të kodimit. Me Mjegulla, ju mund të përqëndroheni në marketing dhe rritjen e shitjeve tuaja, ndërsa platforma kujdeset për metodat e pagesës në dyqanin tuaj. Në Mjegulla, keni mundësinë të lidhni dyqanin tuaj me cjdropshipping (një furnitor nga Kina), i cili ofron një gamë të gjerë të produkteve. Këto produkte mund t’i shtoni në dyqanin tuaj për t’u shitur.
Ndërsa lidhja e dyqanit me Printify (një kompani amerikane që printon dizajnin tuaj në produkte të ndryshme), gjithashtu ka një gamë të gjerë produktesh. Këto produkte mund t’i dizajnoni vetë dhe t’i shtoni në Mjegulla me një klik për t’u shitur! Kur një klient bën një porosi në dyqanin tuaj dhe produktet janë nga CjDropshipping, atëherë CjDropshipping merret me paketimin dhe dërgimin e produktit automatikisht tek klienti juaj. Kur një klient bën një porosi në dyqanin tuaj dhe produktet janë nga Printify me brandin tuaj, atëherë Printify prodhon produktin e dizajnuar nga ju, e paketon dhe e dërgon produktin automatikisht tek klienti juaj. Dyqani i krijuar nga ju në Mjegulla pranon të gjitha llojet e kartelave bankare, si dhe pagesat me giropay për vendet evropiane, si dhe ApplePay.
Nuk keni nevojë të shqetësoheni për transportin, pasi transporti llogaritet automatikisht kur klienti juaj zgjedh adresën për dërgimin e porosisë. Dmth, pika kryesore e Mjegullës është kujdesi për pagesat dhe automatizimi i dyqanit tuaj, prandaj ne nuk bllokojmë fondet e klientëve tanë, në kundërshtim me praktikat e Shopify! Pakot tona përfshijnë: Pako falas, ku mund të shtoni vetëm 2 produkte në dyqan. Pako bazike 19.99 euro/muaj - mund të shtoni 50 produkte në dyqan. Pako premium 29.99 euro/muaj - mund të shtoni produkte pa kufi.
Krijo dyqanin tuaj online ne mjegulla.com, dhe fillo shitjet!